Kërkohet shpallja e gjendjes së krizës në Maqedoninë e Veriut, Pendarovski i çoi propozimin Qeverisë

Këshilli i Sigurisë në Maqedoninë e Veriut i propozoi Qeverisë që të shpallë gjendjen e krizës në tërë territorin e vendit në një afat prej 30 ditëve.
Kjo u bë e ditur nga presidenti i vendit, Stevo Pendarovski pas përfundimit të mbledhjes së sotme të Këshillit të Sigurisë, përcjell INA.

Pendarovski sqaroi se nuk bëhet fjalë për orë policore, por për detyrime plotësuese që do ti marrin institucionet në betejën me koronavirusin, por pasi që vendimi të kalojë në Qeveri.

“Nuk duhet të tregojmë se gjendja me kovid-19 është jashtëzakonisht serioze. Edhe në vendet në rajon dhe në botë është serioze. Pas diskutimit ku morën pjesë kemi marrë vendimi. Këshilli për Siguri t’i propozoj qeverisë të shpallë gjendje krize në kohëzgjatje prej 30 ditëve”, theksoi presidenti i vendit, që njëkohësisht është komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura.StrugaLajm

Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe në këtë takim ka informuar për situatën me virusin, resurset në shëndetësi si dhe organizimin për tu ballafaquar me situatën e krijuar. 

In : Aktuale

Loading...
loading...