Më datë 19.01.2022 në ora 20.20, në rrugën rajonale Strugë-Dibër, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy veturave të pasagjerëve: “Golf”, drejtuar nga DG (37) nga Struga dhe “Mercedes”, i drejtuar nga TP (25) nga fshati Lozhan-Strugë, të dyja me targa të Strugës. Në aksident drejtuesi D.G. ka pësuar lëndime të rënda trupore të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm në Strugë. Vendi i aksidentit është këqyrur nga ekipet e Prokurorit Publik dhe të Policisë.
![StrugaLajm](https://i0.wp.com/strugalajm.com/wp-content/uploads/2019/01/AutoCenter2.gif?resize=445%2C150&ssl=1)