Kolona kilometrike/Trupat tokësore ruse i afrohen Kievit(Foto)

Forcat tokësore ruse po i afrohen kryeqytetit të Ukrainës, sipas imazheve më të fundit satelitore të marra nga një kompani teknologjike amerikane.

Imazhet e dala sot tregojnë forcat tokësore ruse që përparojnë më tej në kryeqytetin e Ukrainës me një kolonë ushtarake që shtrihet për të paktën 27 km gjatësi.

Kompania private amerikane Maxar Technologies Inc. bazuar në imazhet satelitore thotë se kjo kolonë në skajin lindor të aeroportit Antonov përmban qindra automjete të blinduara, tanke, artileri të tërhequr dhe mjete mbështetëse logjistike dhe po vazhdon në jug drejt Kievit.

Fotografitë e Maxar të Kievit dhe zonës në veri të qytetit tregojnë se një kolonë e forcave ruse, e parë dje rreth 45 milje larg kryeqytetit në Ivankiv, sot është zhvendosur në jug/juglindje.

Në imazhet e sotme satelitore, skaji jugor i kolonës ishte në autostradën T-1011 përgjatë skajit lindor të aeroportit Antonov afërsisht 17 milje nga qendra e Kievit. /noa.alStrugaLajm

AFP FOTO / Imazhe satelitore ©2022 Maxar Technologies

In : Aktuale

Loading...
loading...