Federata Atletike e R.Maqedonisë së Veriut, dje (21.04.2022) në Shkup, organizoi garat në vrapimet shtafetore dhe në disciplinat e kërcimeve. Klubi i Atletikës “Drini” nga Struga, u paraqit në dy diciplina, një në stafet 4×100 Pioneret- femrat, në përbërje nga: Melisa Hajredini, Prina Hoxha, Arijana Ismaili dhe Stina Hoxha, të cilat u radhitën në vendin e pestë.Ndërsa në diciplinën kërcim së larti, talentja e klubit tonë Stina Hoxha, edhe pse është e lindur në vitin 2008, garoj me sportistet U18, duke arritur rezultat shumë të mirë dhe në fund u radhit në vendin e dytë.
![](https://strugalajm.com/wp-content/uploads/2022/04/278867209_10225269229952243_6821519828334766113_n-1-640x480.jpg)
![](https://strugalajm.com/wp-content/uploads/2022/04/278864670_10225269230432255_4620765710923455672_n-640x480.jpg)
![](https://strugalajm.com/wp-content/uploads/2022/04/278582113_10225269231072271_5657130595564527513_n-640x480.jpg)