Kryetari i SHBA-ve Joe Biden ka emëruar shqiptarin me prejardhje nga Kërçova(Zajazi)për ambasador te ri në Mal të Zi, zotriun Bix Aliu.
Emri i lindjes është Begzat Azem Aliu, lindur në Chicago te SHBA-ve!
Zotri Aliu ka nje karrierë të pasur diplomatike.
Së fundmi ai e ka ushtruar detyrën e Konsullit te Pergjithshëm të Konsullatës amerikane në Krakov të Polonisë.
Ambasadori i ri amerikan në Mal te Zi është me mastër për studimet strategjike në Universitetin Ushtarak te SHBA-ve dhe fakultetin e mjekësisë (bechelor) në Universitetin e Prishtinës.
Përveç gjuhës shqipe ai flet; anglisht, serbokroatisht, maqedonisht, polonisht.
Komunikon edhe në gjermanisht, turqisht dhe greqisht.
Urime zotri ambasador Bix Aliu!