FOTO/Në Manastirin e Banjskës u gjet një arsenal i madh i armatimit, edhe drona të përgatitur me eksplozivë

Policia e Kosovës sot pasi mori kontrollin e manastirit në Banjskë, konfiskoi një arsenal armësh të kalibrave të ndryshëm.

Burime brenda policisë së Kosovës kanë thënë për Gazetën Infokus se në manastir banda kriminale kishte edhe dron të përgatitur me eksplozivë, të gatshëm për tu përdorur.

Sipas këtij burimi janë gjetur qindra armë të kalibrave të ndryshëm, uniforma e pajisje logjistike. Automjetet kanë qene te mbushura me zolla, mitraloze, kallashnikove granata dore e armë të tjera.

Ndërsa burimi ka shtuar se banda terrosriste që sulmoi policinë e Kosovës kishte për qëllim të zinte pozicione dhe të mobilizonte edhe bandat lokale.StrugaLajm

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FKosovoPolice%2Fposts%2Fpfbid0RYLqBjnVT2c4NxZEGn7MFxmdxGhsyDA6TEAAVuzzd6dZWY1JS9tJB3iPnZwFJqKql&show_text=true&width=500

In : Aktuale

Loading...
loading...