Ylber Sela, viziton spitalin e njohur gjerman ku jep kontribut mjeku strugan Shkëlqim Reçi

Në kuadër të Panairit të librit në Leipcig, ambasadori Ylber Sela shfrytzoi rastin të vizitoj Klinikën “Carl von Basedow“, në Merseburg, ku u takua me drejtuesit e klinikës përkatësisht, dipl.-PGW Lutz Heimann (udhëheqës i klinikës), dr. med. Alexander Schütte (drejtor i mjekëve), dr,med. Thomas Steinke(kryemjek), FA.Shkëqim Reçi (anestiziolog) si dhe z. Harmut Landschak (administrator i qarkut). Qëllimi i vizitës ishte bashkpunimi me klinikat e Maqedonisë së Veriut dhe ndihmën e tyre në fusha të ndryshme. Ambasadori Sela shprehu kënaqësinë e tij të madhe për punën e suksesshme të dr. Reçi, me origjinë nga Struga dhe lavdërimet për madhështin e tij që mori nga drejtuesit e klinikës gjermane. Klinika“Carl von Basedow“ përfshin 17 klinika dhe 5 departamente funksionale në dy lokacionet në Merseburg dhe Querfurt. Klinika “Carl von Basedow“, është një spital që ofron kujdes të specializuar. Ajo ka gjithsej 632 shtretër në dy vendndodhjet në Merseburg dhe Querfurt. Në klinikën “Carl von Basedow“, çdo vjet ka të shtruar reth 23.000 dhe i njëjti numër trajtohet si pacientë ambulatorë çdo vit. Më shumë se 1300 punonjës sigurojnë trajtim të shkëlqyer për pacientët afër shtëpisë.


StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...