Mashtrim i pazakontë në Strugë

Mashtrim i pazakontë në Strugë: Telefononte kompani dhe u ofronte shitje të materialeve ndërtimore – Ja sa para ka fituar në mënyrë të paligjshme

NJPB- Strugë ka dorëzuar një kallëzim penal kundër B.A. (37) nga Shkupi, A.V. (33) dhe I.S. (37), të dy nga Probishtipi, për shkak të dyshimeve për kryerjen e disa veprave penale të “mashtrimit”.

Ata, gjatë muajve janar dhe shkurt të këtij viti, telefononin në numrat celularë të disa qytetarëve nga Struga dhe Ohri, duke u paraqitur rrejshëm si punonjës të kompanive ndërtimore dhe u ofronin material ndërtimor me çmime më të ulëta.StrugaLajm

Në këtë mënyrë, të raportuarit kanë përfituar në mënyrë të paligjshme një fitim prej 281,600 denarësh.

In : Aktuale

Loading...
loading...