Gjobitet një market dhe një mishtore në Strugë

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari informon se në Strugë është gjobitur një market me 1,400 euro për shkak të vendosjes së produkteve të pasigurta në treg. Janë shkatërruar 15 kilogramë ushqim, dhe gjoba është dhënë për mospërputhjet e konstatuara (mungesë deklaratash, deklarata të palexueshme në produkte, etiketim i papërshtatshëm i produkteve, shitje ushqimesh me afat të kaluar, etj.).

Në Strugë është gjobitur edhe një mishore me 500 euro në kundërvlerë denari për shkak të vendosjes së produkteve të pasigurta në treg. Janë shkatërruar 50 kilogramë ushqim me origjinë shtazore.(Strugalajm.com)StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...