Dita e paqes do shënohet në Strugë

Me rastin e Ditës Botërore të Paqes, e cila shënohet më 21 shtator, nxënësit e shkollës së mesme “Dr. Ibrahim Temo” – Strugë sot më 23.09.2024. (e hënë) së bashku me profesorët organizuan një sërë aktivitetesh. Përkatësisht, nga oborri i shkollës me slogane do të drejtohen te ura e qytetit ku do të vendosin një carshaf me mesazhet e tyre për paqe të shkruara në gjuhët maqedonase, shqipe dhe turke. Shkolla e mesme bashkëpunon me sukses me Megjasin – ambasada e parë e fëmijëve dhe bashkërisht e organizoi këtë ngjarje në bashkëpunim me komunën e Strugës për të nxitur mirëkuptimin, respektin, bashkëpunimin, bashkimin dhe më e rëndësishmja, miqësinë mes nxënësve.

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...