A do ta financojnë Akademinë Shqiptare kryetarët e komunave nga BDI? Arifi: S’ka propozim konkret, nuk e dimë se për çfarë bëhet fjalë

I pyetur nëse kryetarët e komunave nga radhët e BDI-së do të kontribuojnë në financimin e Akademisë Shqiptare për Art dhe Shkencë, Erkan Arifi nga BDI tha se VLEN nuk ka dorëzuar propozim konkret dhe se nuk kanë informacione se për çfarë konkretisht bëhet fjalë, përcjell TV21. Arifi shtoi se duhet ta ruajmë unifikimin ndëretnik në shtet dhe korrelacionin mes pushtetit lokal dhe qeverisë.StrugaLajm

“Nuk kemi një propozim konkret, ne nuk e dimë se për çfarë bëhet fjalë, nuk ka pasur as debat publik dhe nuk mund të them diçka pa të cilën nuk e dimë se për çfarë flitet. Ndërsa ne dhe unë si kryetar i komunës së Likovës, rrjedh nga një komunë rurale ku kemi edhe buxhet simbolik”, tha mes tjerash Arifi./tv21.tv

In : Aktuale

Loading...
loading...