Duhet të kesh fytyrë të përballlesh me popullin

Urim Hasipi

Takimet e partive politike në këtë rast të BDI-së me popullin janë ikje nga realiteti politik.

Këto takime më shumë u ngjajnë atyre takimeve të lodhura ku popullit i shitet përalla popullore me afat të skaduar.

Sepse, për ta takuar popullin duhet ta pyesësh fillimisht çfarë ke bërë për popullin,si e ke lënë popullin pas 8 viteve kur në qeverisje ishit me LSDM.

Në këto tubime do të shihni fytyra të vërejtura, do të aktrojnë sikurse situata është dramatike dhe ata janë “shpëtimtarët” e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Në këto tubime do të dëgjoni fraza patetike e patriotike që nuk i kemi dëgjuar nga 2006-2008 e këndej.

E dini pse nuk i kemi dëgjuar,sepse prej atëherë kanë qenë në qeveri dhe kanë harruar realitetin se si jeton populli.StrugaLajm

Aty këtu do të shihni ndonjë plak e ndonjë të moshuar para liderit duke tundur kokën kinse situata është keq e më keq.

Aty këtu do të dëgjoni statistika matematikore dhe poezi të Naimit.

Popullit duhet t’ua thoni të vërtetën.Keni krijuar milionera në kurriz të tyre.Keni sharrë popullin, i keni thën pambuka, etj etj.

Popullit duhet ti tregoni se nuk keni sjellur ligj për UÇK-në por keni mbajtur në pozita njerëz nga 10 vite si drejtora të paprekshëm.

Popullit duhet ti tregoni se e keni lënë pa ujë të pijshëm, pa rrugë të rregulluara dhe pa perspektivë duke stimuluar ikjen e rinisë.
Kaq për sonte.

In : Aktuale

Loading...
loading...