Dje në orët e mëngjesit një police është sulmuar fizikisht në Prishtinë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar e dyshuara femër K-Shqiptare pasi qe e njëjta ka sulmuar fizikisht zyrtaren policore-viktimën femër K-Shqiptare.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor.
Me urdhër te prokurorit e dyshuara lirohet ne procedure te rregullt. Rasti është duke u hetuar si “sulm ndaj personit zyrtar”. /Lajmi.net/