50.624 persona do votojnë në Kërçovë!

Shpërngulja e përshpejtuar e banorëve nga mjediset rurale në Komunën e Kërçovës reflektohet edhe mbi numrin e vendvotimeve. Nga 121 vendvotime, sa kishte në zgjedhjet e fundit parlamentare për zgjedhjet lokale ka katër vendvotime më pak apo 117.

Shuhet vendvotimi 770 nga fshati Kladnik dhe e njëjta zhvendoset në fshatin Kozicë, në vendvotimin numër 771. Vendvotimi numër 805 nga fshati Dupjkan dhe Rabetinë zhvendoset në fshatin Dvetoraçë, në vendvotimin numër 811. Vendvotimi numër 765 nga fshati Ehlovec zhvendoset në fshatin Izvor, në numrin 761, derisa vendvotimi 799 nga Jagoll Dolenci zhvendoset në fshahatin Jagoll, në vendvotimin numër 798.

“Shkak për këto zhvendosje është që në katër vendvotime ka më pak se 10 banorë mbi 18 vjet, gjegjësisht votues potencial”, deklaroi Antigona Seferi, kryetare e KKZ-së për komunën e Kërçovës, ku, sipas listës së vetme zgjedhore, në këto zgjedhje të drejtë vote kanë 50.624 votues.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...