E “krisën” ditën e Zgjedhjeve,procesohen nga policia

MPB-ja ka zbardhur dy raste të personave të cilët gjatë Zgjedhjeve Lokale të vitit 2017 janë fotografuar me armë. Siç theksohet në kumtesën e MPB-së, pas informacionit të marrë nga mediat për personat të cilët gjoja kanë shtënë dhe janë fotografuar me armë gjatë Zgjedhjeve Lokale të vitit 2017, nga ana e Njësitit për trafikim të paligjshëm pranë Sektorit për punë të brendshme Shkup, janë ndërmarrë masa dhe aktivitete për konfirmimin e besueshmërisë së informacioneve. “Në bazë të Urdhrit nga Gjykata Themelore Shkupi 1 – Shkup është kryer bastisje në shtëpinë dhe hapësirat tjera te personi S.A. (32) nga f. Haraçinë, rajoni i Shkupit. Gjatë bastisjes, nuk janë gjetur mjete të cilat rrjedhin nga vepra penale. Gjithashtu, në bazë të urdhrit gjyqësor është kryer bastisje në shtëpinë dhe hapësirat tjera edhe te personi V.G. (26) nga Shkupi. Edhe te ky person nuk janë gjetur mjete të cilat rrjedhin nga vepra penale”, kumtoi MPB-ja. Personat janë privuar nga liria dhe në Stacionin policor Gazi Babë me ta është biseduar, janë bërë shënime zyrtare, pas çka janë lëshuar. Për ngjarjen me shkrim është njoftuar Prokurori publik, theksojnë nga MPB-ja.

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...