Amdi Vinca, kamermani “simbol”i Strugës

Amdi Vinca,në anën tjetër të objektivit

Ishte vetëm 13 vjet në vitin 1991 kur për herë të parë Amdi Vinca do niste rrugëtimin me kamerën dhe televizionin,pasion i cili asnjëherë nuk u shua por nga viti në vit vetëm se u bë më profesional.Sot edhe pse akoma nuk i ka mbushur të 40-tat, Amdi Vinca, padyshim është kamermani që ka regjistruar të kalurën e Strugës në të gjitha dimenzionet në këto 25 vjet duke arkivuar atë me pamje,në një mori ngjarjesh nga fillimet e pluralizmit në vitet e nëntëdhjeta deri më sot.Amdi Vinca, tregon për gazetën KOHA se gjithcka filloi në televizionin e parë privat TV Kaltrina , ku përvec si kamerman u angazhua edhe si montazher dhe realizues i lajmeve.Pastaj ai shfaqet edhe si xhirues edhe i shumë emisioneve që shfaqeshin në këtë media si dhe shumë dokumentareve me autor të ndryshëm që janë shfaqur edhe në mediat e tjera si TVSH,RTK si dhe MTV 2. Kënaqësi më vete tregon Vinca në aspektin profesioanl por edhe atë kombëtar ishte koha e luftës së Kosovës kur ai bashkë me Ilir Shaqirin dhe Shkumbin Istrefin realizuan dokumentarin kushtuar krizës së Kosovës vecanërisht asaj të refugjatëve i cili u transmetua në televizionin prestigjiozë amerikan CNBC.Ndërsa një peng nga kjo kohë vazhdon Vinca , është fakti që nuk i ka më në arkiv regjistrimet e mbërritjes së refugjatëve kosovar në Strugë ‘’Kamera është pjesë e pandarë në jetën time, nuk besoj se ka ndonjë moment i cili më ka lënë përshtypje a nuk e kam regjistruar ose fotografuar. Janë ato pjesë të sekondës të cilat i kam me vete përgjithmonë.Shpresoj në të ardhmen t`a përpiloj një kollazh nga arkivi im gjatë këtyre 25 viteve të kaluara me një film të shkurtër Autobiografik, i cili do t`a përfaqsojë punën dhe ngjarjet që i kam përjetuar. Koha në të cilën jetojmë në këtë moment është shumë e ndryshme nga ajo kur un u rita. Më kujtohet foto aparati im i parë, ishte një Kodak të cilin ma dhuroi babai. Ishte ai momenti kur e vendosa syrin tim në atë katror të vogël dhe e pash qëllimin tim. Filmi i këtij aparati u harxhua shpejt, por un kisha edhe shumë fotografi për të bërë, kështuqë u rrit edhe më shumë interesi në proceset e tjera të kësaj lëmie. Sot jam i lumtur, e kam në dispozitë celularin i cili nuk kërkon film të ri mbas 24 pozave por e pranoj jam nostalgjik në momente për ato kohë’’thekson ai .Kur pyetet se si është të qëndrosh në anën tjetër të objektivit Vinca nënvizon se janë dy bota . Gazetarët i bëjnë pyetjet lidhur me ngjarjen në pyetje, përderisa ne kamermanët jemi ata që duhet t`ja përshtatim pamjen e personit ose ngjarjes se si jane ose ndjehen në atë moment. ‘’Kjo është një gërshetë e detajeve që e përbëjnë tërësinë e një inçizmi perfekt, siç janë sytë, levizjet e duarve, prapaskena dhe shumë imtësira të tjera që ne duhet t`i vërejmë dhe t`i regjistrojmë në të njëjtën kohë. Ky inçizim sëbashku me një gazetar profesionist e përfaqsojnë “Kronikën ideale”thekson ai.Por,përvec se bën punën e kamermanit për të cilën thotë se nuk do e ndalojë kurr Amdi Vinca gjatë kytyre viteve ka bërë edhe kamermanin e dasmave.Ai me humor thotë se në këto 25 vjet i ka rastisur që ka bërë regjistrim e dasmës së babit,birit dhe nipit.Por puna si kamerman përvec kënaqësisë profesionale është edhye një punë vështirësish dhe presionesh sidomos presionet rriten në kohë të turbullta politike tregon Vinca.Në shumë raste nënvizon ai gjatë karrierës së tij të gjatë si kamerman ka patur momente kur i është kërkuar konfiskimi i matrialit të regjistruar dhe në këtë drejtim ka patur dhjetra raste por në asnjë rast nuk ka rënë pre e këtyre presioneve që në disa raste kanë ardhur edhe nga struktura shtetërore.’’Nuk ka patur aktivitet dhe manifestim në këtë 25 vjet në Strugë në të cilin nuk kam asistuar qofshin ato ,politike,sociale apo sportive.Ndërkohë një dëshirë akoma e parealizuar të cilën në një momentë të përshtashëm do ta realizojë është padyshim regjistrimi i një dokumenatri për Nuri Mazarin-Komandant Strugën një figurë epokale për nga përmasat dhe simbolika për Strugën’’thekson ai.Ndërkohë, kur pyetet për projektin që ka lënë më shumë gjurmë në aktivitetin e tij Vinca saktëson se ai ka qënë udhëtimi drejt Vlorës i struganëve në kuadër të 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë regjistrime të cilat më vonë u shfrytëzuan për dokumentarin e realizuar nga Xhevat Limani ‘’Struga drejt Vlorës’’.Nëse do të zgjidhte një profesion tjetër?ishte pyetja e radhës për të cilën Amdi Vinca në mbyllje të bisedës na thotë se deri sa të ketë forcë do bëj kamermanin jo se nuk mund të bëj punë tjetër por që në fillimet e tija të para ështëndjer mirë me të dhe për asnjë cast nuk ka menduar se mund të bëj një punë tjetër.(Strugalajm.com)
StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...