Tre ushtritë më të fuqishme në botë:Ja cila është e para në Ballkan?

Shtetet e Bashkuara janë forca më e fuqishme ushtarake në botë, ndërsa Kroacia është ushtria më e fuqishme në rajonin e Ballkanit Perëndimor, shkruan portali Global Firepower, i cili merret me analizën e të dhënave mbi shkathtësitë ushtarake të vendeve të ndryshme të botës.

Analiza e detajuar që përfshin 133 vende të botës zbuloi se Shtetet e Bashkuara janë forca më e fuqishme ushtarake, e cila pasohet nga Rusia. Vendi i tretë i takon Kinës, ndërsa India është e katërta. Franca është forca e pestë ushtarake në planet, ndërkohë që pozita e gjashtë i takon Britanisë së Madhe, Japonisë i takon vendi i shtatë, Turqisë vendi i i tetë, Gjermania e nënta dhe lista top 10 përfundon me Egjiptin.

Në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Kroacia është ushtria më e mirë në botë, të cilën Global Firepower e ka ranguar në vendin e 68 në renditjen ushtarake botërore. Shqipëria renditet e 90-ta, Serbia është e 83-ta, Bosnja dhe Hercegovina e 121-ta, Sllovenia e 113-ta, ndërsa Maqedonia zë vendin e 122-të në ushtrinë e vendeve më të forta në botë.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...