A BIE QEVERIA ZAEV NGA SELA DHE KASAMI?

Medai Shaholli

Miratimi i ndryshimeve kushtetuese të paraparë për në gjysmën e janarit të vitit që vjen, për opozitë shqiptare pararaqet shansin i fundit për t’i kthyer dinjitetin shqiptarëve.
Aleanca dhe Besa, me katër vota kundër do të mund të bëjnë kthesën historike duke poshtë kushtetutën e re që ka përgatitur qeveria e koalicionit në krye me kryeministrin Zajko.Ky ësht roli kyç i opozitës shqiptare gjegjësisht zotërinjëve Sela dhe Kasami, ku ata e kanë rastin për të dëshmuar se vërtetë mbrojnë interesat kombëtare dhe se nuk janë aty numra për t’u shërbyer pushtetit sllav.
Afro një muaj na ndajnë nga miratimi i kushtetutës së re dhe instalimi i skllavërisë moderne me “aminin” Brukselit, që kanë përgatitur Zajko-Ahmeti kundër shqiptarëve.

Përdorimi i kartës së djegur për gjoja në emër të sakrificës dhe integrimeve europiane nga opozita shqiptare, nuk do të justifikojë miratimin e ndryshimeve kushtetuese por i bënë ata bashkëfajtorë dhe bashkëpjesmarrës në miratimin e kushtetutës së re antishqiptare e cila do të mohojë identitetin dhe gjuhën shqipe në Maqedoni.
Përgjegjësia do të mbetet e përbashkët dhe do të mbeten të damkosur në histori sesi subjektet politike shqiptare si nga pozita dhe opozita kanë pranuar të miratojnë një kushtetutë antishqiptare që nuk njeh komb dhe gjuhë tjetër veç sllavishtes.
Zotërinjtë Sela dhe Kasami e kanë rastin për t’i treguar kryeministrit antishqiptar Zajko, se ata do të votojnë kundër asaj kushtetute që i denigron dhe i quan shqiptarët bashkësi etnike e 20% !
Votimi kundër nga ana e opozitës do të mund ta hedh poshtë kushtetutën e këtij Sllobodani të ri dhe t’i kthej dinjitetin shqiptarëve.StrugaLajm

Ky është vendimi historik që duhet të marrin zotërinjtë Sela dhe Kasami brenda një muaji, për ta sjellë në vend drejtësinë dhe barazinë e një kombi të persekutuar në dekada.
Opozita shqiptare duhet të përcaktohet sa nuk është vonë se, a do të votojë përfundimisht për skllavërinë e re në Maqedoni apo është për barazi të plotë mes sllavëve dhe shqiptarëve!StrugaLajm

Ndaj, vend për demagogji nuk ka, bëjeni për kombin dhe të ardhmen e gjeneratave të reja!
Bëjeni të duhurën në emër të kombit dhe votoni kundër asaj kushtetute që na zhbën si komb dhe si emër, në të kundërtën duke votuar për skllavërinë e re jeni bashkuar me kampin e qelbësirave !


Loading...
loading...