A do të hapen kufijtë? Ja çfarë thotë zv/ministri nga Struga

Lidhur me insistimin e kreut të LSDM-së për organizimin e zgjedhjeve me 5 korrik, Arsllani thotë se çështja e datës së zgjedhjeve është punë e liderëve politik, ndërsa Komisioni i sëmundjeve ngjitëse vetëm se me kërkesë të presidentit ka hartuar Protokollin se si duhet të mbahen zgjedhjet konformë krizës shëndetësore.

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Armend Arsllani në prononcim për gazetën KOHA, ka folur për situatën alarmante me Kovid-19 të krijuar si pasojë e mos respektimit të masave mbrojtëse. Ai thotë se përkeqësimi i situatës ditëve të fundit është si pasojë e kontakteve të drejtpërdrejta.

“Ajo që ndodh në këto dy tre ditët e fundit, ku kemi rritje të numrit të të infektuarve dhe të vdekurve, është si pasojë e kontakteve. Kjo rritje më e theksuar është në Çair të Shkupit, Tetovë, Kumanovë dhe në Shtip. Në Shtip, numri i të infektuarve është shtuar si pasojë e udhëtimit kolektiv me një autobus të të punësuarve në fabrika tekstili. Madje, para festave nuk kemi pasur një respektim të denjë të masave, e cila u reflektua në këtë periudhë dhe tani kemi rritje në bazë të asaj që ndodhi. Komisioni i Sëmundjeve ngjitëse të hënën ka diskutuar edhe për mundësinë e kthimit të masave restriktive. Ekspertët janë në shqyrtim të të gjitha analizave, do ti presim edhe statistikat e fundit dhe deri në fund të javës do të merret vendim se çfarë më tutje dhe cilat masa restriktive do të merren përsëri. Kuptohet në rast se ka një arsye të fortë që të njëjtat të hynë në fuqi”, deklaroi për KOHA, Arsllani.StrugaLajm

Lidhur me insistimin e kreut të LSDM-së për organizimin e zgjedhjeve me 5 korrik, Arsllani thotë se çështja e datës së zgjedhjeve është punë e liderëve politik, ndërsa Komisioni i sëmundjeve ngjitëse vetëm se me kërkesë të presidentit ka hartuar Protokollin se si duhet të mbahen zgjedhjet konformë krizës shëndetësore.StrugaLajm

“Kërkesa e Presidentit të shtetit deri të komisioni ka qenë që të hartohet protokolli se si do të duhet të organizohet procesi zgjedhor në kushte pandemie. E gjithë kjo është hartuar harmonizuar dhe plasuar, por duke mos harruar se Ministria e Shëndetësisë nuk ka kompetenca për të caktuar një datë ose për të dhënë një hapësirë kohore se kur mund të mbahen zgjedhjet. Gjithçka që është kërkuar nga komisioni është bërë. është përgatitur protokolli dhe vendimi u takon aktorëve politik”, thekson zëvendës ministri i Shëndetësisë, Armend Arsllani.

Ai njoftoi se Komisioni për sëmundje ngjitës është i mendimit se ende është herët për tu hapur kufijtë.

“Në ditët në vijim edhe kjo çështje do të shqyrtohet dhe në momentin e duhur – do të merret vendimi. Komisioni po shqyrton edhe mënyrat dhe procedurat për hyrje dalje në vend në rast se hapen kufijtë dhe kështu që analizat janë në vijim e sipër”, nënvizoi ai. (koha.mk)

In : Aktuale

Loading...
loading...