A do të ketë karantinë gjatë festave të fundvitit në Maqedoni, flet ministri Filipçe

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, konsideron se nuk duhet të vendoset orë policore apo karantinë e plotë gjatë festave të fundvitit, sipas tij, kjo nuk do të kishte efektin e dëshiruar mirëpo nuk përjashton restrikcione tjera për objektet hotelierike.

Në njërën nga mbledhjet e ardhshme të Komisionit për Sëmundje Infektive do të shqyrtohet mundësia e shtimit të masave anti-kovid, së paku nëpër baret, kafeteritë dhe restorantet. Ministri Venko Filipçe tha se ekziston rreziku potencial i përhapjes së vatrave të reja nga CoVid-19, edhe gjatë festave të festave të fund vitit.

“Mendoj se ora policore dhe karantina nuk do të kishin efekt gjatë festave të fundvitit, për shkak se tashmë kemi masa të mira të cilat në qoftë se respektohen, do të japin efekt, dhe kjo tashmë shihet. Ne kemi reduktuar faktorin e transmetimit të virusit dhe numrin e pacienëve në spitale, në raport me atë si ishte në fillim të muajit nëntor. Ndërsa orarin e punës në vendet ku mund të grumbullohen njerëz, për këtë do të diskutohet në mbledhje”, tha Filipçe.StrugaLajm

Shumica e shteteve Evropiane tani më janë duke zbatuar masat restriktive, të cilat do të vazhdojnë gjatë Krishtlindjeve edhe Vitit të Ri. Por, kreu i Shëndetësisë Filipçe tha se orë policorë apo karantinë nuk do të ketë gjatë ndërrimit të moteve. Ai sugjeron që masat aktuale të respektohen që mos të vij deri të shtimi i numrit deri në fund të muajit. Edhe në prag të vitit të ri shifrat vazhdojnë të mbeten të larta, njoftojnë nga Instituti i Shëndetit Publik.

In : Aktuale

Loading...
loading...