A do të mund të mbijetojë PDSH në qeverinë Ali -Zaev

Analisti Qenan Aliu ka komentuar mundësinë e përfshirjes së PDSH në Qeverinë e udhëhequr nga Zoran Zaev.

Ja qëndrimi i tij:

Në këtë konstelacion të raporteve të numrave për shumicën e brishtë është e drejtë e çdo subjekti politik të vendos në mënyrë autonome se a do të bëhet pjesë e qevrisë apo jo, mbase synim i çdo subjekti sipas teorive politike është marja apo pjesmarja në pushtet.

Megjithate kjo nuk është domosdoshmëri nëse për një subjekt respektivisht për platformën e saj nuk sjellë gjë ky konstelacion i forcave.Vlerësuar sipas mentalitetit pjesmatja eventuale e PDSH-së në qeveri do të mund të formojë vetëm një grup klientelistësh por nuk menodj se do ta dobësonte Aleancën për Shqiptarët apo apo elektoratin e Lëvizjes BESA.Veprimi i pjesmarjes pa ndonjë legjitimitet politik respektibil në qeveri Pdsh-së i solli dëm politik të pariparueshëm më vitin 2006-të.StrugaLajm

Edhe pse bëhet fjalë për pak mandate që mandatarit i kryejnë shum punë në një mazhorancë skajshmërisht të brishtë negocimet për pjesmarje nga të dyja palët është krejtësisht legale, por pasojat politike,kuptohet i bartin vet palët.Nuk duhet të harohet fakti se PDSH-ja ka patur dyert të hapura për tu bërë pjesë e qeverisë qysh me parafimin e Marrëveshjes së Përzhinos madje edhe me formimin e qeverisë së re para tetë muajshë.

E pse tani mbas gjith atë rrefuzim, PDSH-ja tani do të mund të vendoste për hyrje në qeveri sigurisht se do të kishte të bënte me një vendim që ngërthen në vehte shumë dimensione. Thënë shkurt kjo mazhorancë e brishtë thënë në mënyrë metaforike ka nevojë për ,,ushqim,, ndërsa PDSH-ja mund tia shuaj vetëm ,,etjen dhe kjo nuk do ti bënte shum mirë as njërës e as tjetrës”, ka nënvizuar Aliu

In : Aktuale

Loading...
loading...