A do të vazhdoj gjendja e jashtëzakonshme në Maqedoni, sot pritet të vendos Këshilli i Sigurisë

Këshilli i Sigurisë në Maqedoninë e Veriut sot në mesditë pritet të mbajë mbledhje në kabinetin e presidentit, Stevo Pendarovski në vilën “Vodno”, ku do të vendoset për vazhdimin eventual të gjendjes së jashtëzakonshme.

Në seancë, krahas anëtarëve të përhershëm të Këshillit, do të marrin pjesë edhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.StrugaLajm

Sot është dita e fundit kur skadon afati i tretë- dyjavor i gjendjes së jashtëzakonshme të shpallur nga presidenti Stevo Pendarovski.StrugaLajm

Presidenti i vendit duke filluar nga 18 marsi deri tani ka sjell tre vendime për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Dy të parat në kohëzgjatje prej nga 30 ditë, ndërsa e fundit prej 14 ditësh.

In : Aktuale

Loading...
loading...