A do të zbardhet tragjedia ajrore e Ohrit ku humbën jetën qindra shqiptarë

Bardhyl Berberi

Fare pranë autostradën Ohër – Strugë, midis dy qyteteve, ndodhet aeroporti i Ohrit… Sa herë i hedh sytë këtij aeroporti më rënqethet mishtë dhe më kujtohet një ngjarje gjurmë madhe nga ato që nuk më hiqet kurrë nga kujtesa…

Ka qënë një ditë dimri e vitit1993. Atë ditë ndodhesha në Strugë në një promovim libri të një mikut tij, prof. Nuhi Vinca. Promovimi mbaroi vonë dhe moti ishte i keq, me stuhi e reshje të shumta, madje lart në male binte borë.

Kolegët vendas  m’u lutën që të mos udhëtoja natën… Dhe kështu bëra, u sistemova tek hotel “Drini“ në qendër të qytetit. Gati deri në orën 23 qëndruan sëbashku me kolegun tim në restorantin e hotelit .U ndamë dhe rreth orës 23.

Mora ashensorin dhe u ngjita në dhomë. Ballkoni i dhomës ishte me pamje nga qyteti i Strugës. Edhe pse ishte kohë shumë e keqe, lumi Drin, i ndriçuar i gjithi, nanuriste me një qetësi perëndie përmes qytetit; nën efektin e dritave ai dukesj i zi dhe si i lyer me mellan.

I përhumbur mes këtij çasti poetik dëgjoj një zhurmë të tmerrshme, sikur të kishte plasur ndonjë bombë atomike dhe më pas një flakë verbuese që plasi në një kodër sipër aeroportit. Dukej sheshit që kishim të bënim me një aksident ajror pasi kodra ishte gati përballë me aeroportin kishte marrë flakë.

Menjëherë u dëgjuan zhurmë makinash dhe sirena policie, ambulancash e zjarrfiksesh. Zbrita poshtë tek holli hotelit dhe spotelisti më tha se aty në hotel kishte shumë kosovarë të cilët prisnin të afërmit e tyre që të vinin nga Gjeneva e Zvicrës.StrugaLajm

Shumë qytetarë nga Kosova filluan që të qajnë me kuje, kryesisht gra, pasi burrat kishin ikur të prisnin të afërmit në aeroport që do të vinin për festat e fund vitit. Ato tentuan të lidhen me aeroportin me telefon, ndërsa pjesa tjetër u nis me taksi në drejtim të aeroportit…

Vetëm pas 20 minutash u dha lajmi i parë se avioni “Avioimpex“ që vinte nga Gjeneva e Zvicrës për në Ohër ishte rrëzuar dhe ishte përfshirë në flakë.

Ishte një natë e tmerrshme, shikoje vetëm fytyra të përlotura në hotel dhe kujen e të afërmëve të tyre që shkulnin flokët… Bilanci ishte shumë tragjik e humbën jetën 116 persona, prej të cilëve gati 100 prej tyre ishin shqiptarë nga Kosova.

Drejtori i aeroportit të Ohrit të asaj kohe të nesërmen në një konferencë shtypi spiegoi në mënyrë fare të rëndomtë:StrugaLajm

“Pamë që avioni kishte një anomali pasi bëri disa rrotullime mbi liqenin e Ohrit dhe në momentin që po merrte kursin, pikërish mbi kodrën e quajtur ‘Zabel’, u dëgjua një buçitje e fortë dhe pamë që avioni ishte pushtuar nga flakët.

Në ato momente të gjithë ne nxituam në dalje dhe menjëherë u pa një flakë e madhe dhe pas shpërthimit të parë u dëgjua plasja e dytë si dhe një zjarr më i madh në krahun e djathtë të avionit. Me të dëgjuar shpërthimin e dytë përfaqësuesi i kompanisë filloi të qajë.

Në ato çaste ora ishte 23 e 55 minuta para se të rrëzohehej avioni. Një punonjës i aeroporti filloi të kërkojë kuotën 154 dhe pa se aeroplani ishtë rrëzuar në afërsi Gorencës dhe Llokoceres në vendin ‘Zabel’, në të njëjtin drejtim u nisëm, por nuk arritëm ta lokalizojmë avionin e rrëzuar. Më vonë na lajmëruan se është lokalizuar vendi i rrëzimit të aeroplanit dhe ne u rikthyem sërish në aeroport”.

Tregjedin ajrore të Ohrit, siç ka marrë emrin tashmë, ishte katastrofale për shqiptarët, pasi pothuajse të gjithë ishin shqiptarë nga Kosova, të cilët punonin si emigrantë në Zvicër dhe vinin me pushime pranë familjeve të tyre.

Qytetarët shqiptarë të Strugës dhe Ohrit u bënë mbështetja kryesore për familjarët e viktimave që kishin ardhur nga Kosova, për të pritur të afërmit e tyre.

Çuditërisht ndonëse kanë kaluar 26 vjet kjo tragjedi nuk u zbardh asnjëherë plotësisht me detaje kjo ngjarje e rëndë dhe tragjike. Doli vetëm një komunikatë që ia linte fajin katër pilotëve rusë. Jetën në këtë avion, përveç ekuipazhit, e humbën edhe dy stjuardesa ruse e dy maqedonase dhe 108 udhtarë, pothuajse të gjithë kosovarë dhe rreth 10 shtetas maqedonas.

Kjo ishte një nga ngjarje tragjike e cila asnjëherë nuk u zbardh.

Të nesërmen pamjet ishin makabre, trupa të djegur dhe avioni i ndarë në disa pjesë. Ndonëse kanë kaluar 26 vjet ato pamje të tmerrshme nuk kam për t’i harruar kurrë; sa herë kaloj me makinë poshtë kodrës ‘Zabel’, vendi ku ra avioni, ndjej një trishtim të madh dhe mbi të gjitha enigma e madhe e kësaj katastrofe që mbeti një mister…


Loading...
loading...