A duhet shqiptarët e RMV-së të rrëzojnë mbretin apo mbretërinë?!

Blerona Brao

Pas mbajtjes së protestës së parë e cila u organizua nga familja e Sheqerim Ahmedit, me një numër të vogël protestuesish, të cilët ishin të gatshëm të përballen në çdolloj situate, la për të thënë shumë.

Enigmatika e kësaj proteste vazhdon të thellohet edhe më tej, është krejtësisht normale që një grup njerëzish të protestojnë për të drejtat e tyre dhe për padrejtësitë që u bëhen, por aspak nuk është e drejtë që ky grup të drejtohet vetëm tek një seli e BDI-së, nuk dua të mbroj askënd, por intuita më thotë diçka më shumë.

Ne si popull nuk duhet të drejtojmë gishtin vetëm tek një person apo tek një parti, por duhet të drejtojmë gishtin dhe të ngremë zërin tek të gjitha palët, se nuk është vetëm BDI që ka krijuar keqbërjen e politikës, por janë edhe partitë tjera që kanë një gisht në çdo burgosje të shqiptarëve, në çdo vrajse misterioze dhe çdolloj politikbërje në dëmin tonë.StrugaLajm

Ka thënë një revolucionar i vjetër dikur: “Ne nuk kemi dalë në mal të vrasim mbretin, por mbretërinë e tij”.StrugaLajm

Shpresoj që edhe ky grup sa më shpejtë t’i caktojë vetes pikëorientimin e duhur.

P.S:
A është rastësia gjithmonë rastësi!
Të Dielën zhvillohen zgjedhjet e fatit të Shqipërisë. Pra nga vjen kjo koiçidencë: Që edhe në Tiranë edhe në Tetovë shqiptarët i drejtojnë pushkën njëri-tjetrit.

Me shumë respekt Blerona Brao


Loading...
loading...