A është gati koalicion i ri?

Shkruan: Medai Shaholli

Për ditën e sotme premieri i dorëhequr Zaev ka caktuar ‘Rendez-vous’ takim pune me Afrimin e Alternativës, duke e joshur me ofertën e tij dhe për ta bindur atë në këtë takim të shpresës së fundit që të marrë pjesë në koalicionin e ri qeveritar, si shpëtimtar e vetëm për t’ia bërë numrat kësaj qeverie.

Çështja e zgjidhjes dhe moszgjidhjes së kësaj krize politike në vend duket se është në duart e Gashit të Alternativës, i cili do ta pranojë ose jo ofertën e premierit Zaev.
Nëse Afrimi i uritur nga makutëria për pushtet e pranon ofertën shumica e re do vazhdojë qeverisjen mbase me një kryeministër tjetër nga radhët e SDSM-së, por gjithsesi do të ishte një arnim i qeverisë që do të shmangte zgjedhjet e parakohëshme.
Në rastin më të keq nëse Gashi nuk e pranon ofertën e Zaevit ahere zgjedhjet e parakohëshme janë të pashmangshme.

Ajo që është paradoksale në këto zhvillime është se vetëm dhjetë ditë më parë Alternantët e Gashit u bashkuan në një koalicion me VMRO, ASH, Besën dhe ‘Levicën’ për ta rrëzuar këtë qeveri të telendisur duke nënshkruar një listë me 61 nënshkrime, por që përfundimisht u sabotua si mocion nga një dezertor dhe një ‘Hamza Kastriot’, nga radhët e Besës dhe tani pa pritmas për hir të pushtetit duan të bëhen pjesë e kësaj qeverie që deri dje ishin gati t’i bënin gjëmën!StrugaLajm

Ja pse nuk mund t’i besohet partive shqiptare në ‘Severnën’ tonë sepse ato janë të pa besë dhe dredharakë.
Ata pasi shohin një ofertë të pushtetit, i prishin marrëveshjet e mëparëshme mes tyre duke i lënë shokët në baltë të ngarrisin dhe të kakarisin në ‘kasollen e opozitës’ kundër qeverisë, por që çdo njëra prej tyre përveç komitëve të Mickoskit, është e gatshme për t’ia ‘mbathur’ drejt kolltukut qeveritar duke menduar se do bëjnë ndonjë ‘prokopi’ për së mbari.

Rreshtimi në koalicionin qeverisës i partive politike shqiptare pa kriter dhe pa kushte ndaj interesave kombëtare, nuk përfaqëson vullnetin politik të shqiptarëve por përfaqëson ladutërinë dhe pazaret politike që ato bëjnë me partitë maqedone për të marrë ‘ca kocka’ më shumë nga mbetjet e kuzhinës qeveritare si shpërblim për lojalizëm ndaj pushtetit.StrugaLajm

Kjo javë mendohet të jetë afati i fundit për ta formuar shumicën e re mes partive politike të pushtetit dhe të opozitës nëse nuk do të ketë ndonjë pendim apo ndryshim të kursit të tyre politik të minutës së fundit.

Do të kemi apo jo shumicë të re kjo do të bëhet e ditur pasdite kur do të jepet lajmi i ditës për fundin kësaj telenovele që po vazhdon të luhet me plotë surpriza prej dy javësh nëpër studiot e partive politike.

Le të shohim nëse oferta e Zajkos do të joshin orekset e Gashit për t’u bashkuar shumicës së re apo ky i fundit do të kthehet në ‘furrikun’ e opozitës!

In : Aktuale

Loading...
loading...