A është përzier leshi e nuk kërkohet fija ….

Nga Nehat Jahiu

Ka kohë që në përgjithësi tek shqiptarët është përzier leshi dhe nuk po mundet ti gjendet fija. Ky lesh është përzier te të gjithë shqiptarët në trojet tona, por një kohë të gjatë këtu në Maqedoni është përzier aq shumë sa askush nuk po mundet të ia gjej fijen. A ka pasur mundësi që ky lesh mos të përzihet dhe nëse është përzier ti gjendet fija? Unë do të kisha thënë mbi të gjitha se vështirë është për të ia gjetur fijen edhe pse shumë lehtë është për të ia gjetur. Vështërësia është aty, sepse ata që e kanë përzier leshin e kanë bërë për qëllimet e veta personale dhe grupore dhe kuptohet ai që ta përzien për interese kurr mos të presim se do ta na e zgjidhin. Kjo kurr nuk mund të ndodhë, sepse nëse kërkohet për ta gjetur fijen për ta zgjidhur nga ata që e kanë përzier, atëherë ku do të shkojnë ata dhe ku do mbetet interesi i tyre, kështu që ne shqiptarët në përgjithësi këtu në Maqedoni ka kohë që ecim dhe do të zgjatë shumë kohë që do ecim me lesh të përzier. Popullin e çon në gremin dhe është duke e çuar kjo përzierje, por si duket ne nuk jemi duke e parë ose jemi duke e parë, por nuk po duam ta shohim. E ata që ka kohë që këtë përzierje që e kanë bërë dhe po e bëjnë e dijnë mirëfilli ku e ka fijen dhe zgjidhjen, por nuk duan ta zgjidhin, sepse atyre iu konvenon që ky lesh të jetë edhe më i përzier dhe dëshira e tyre është që asnjëherë mos ti gjendet fija e zgjidhjes vetëm e vetëm që atyre të iu shkoj uji në livadh të tyre. E sa për popullin në emër të cilit vajtojnë si kukuvajkat nuk mërziten fare, sepse ata janë mësuar me përzi lesh dhe dëshira e tyre është që leshi gjithnjë të mbetet i përzier për të ju shkuar uji në mullirin e tyre. Sa hipokrizi e madhe gati për çdo ditë e çdo natë mund të shohim në ekrane televizive dhe lexojmë në media të shkruara se shumë shpejt do të zgjidhet leshi i përzier, ndërsa në anën tjetër me mish e me shpirt mundohen disa ta ngatrrojnë që mos ti gjendet fija. Ujku qimen e ndrron, por huqin nuk e harron. Ata që janë mësuar për të përzier leshin e për ta bërë lesh mace do të vazhdojnë për ta përzier e ne le të shohim ëndër me sy hapur se fija e leshit do të zgjidhet nga ata të cilët e kanë përzier dje dhe e përziejnë edhe sot.

   Mbajmë mend që nga fillimi i pluralizmit që një numër jo i vogël me aq shumë pompozitet dolën në skenën politike shqiptare dhe shitnin gogla për dushk në emër të patriotizmit e ne sa mundnim ua trokisnim duart dhe brohorisnim. E kur rraheshim dhe përgjakej populli leshpërzerit dilnin dhe thonin se kjo çështje do të zbulohet dhe kurr më nuk do të ndodhë dhe shqiptarët më askush nuk guxon ti prek as me gisht të vogël e lere më ti rrah, ti përgjak e ti vras. Por, këto ishin dhe mbetnin vetëm fjalë në letër e asggë në vepër. Shqiptarit i shtohej edhe më shumë dajaku pa pikë faji, maltretimet i shtoheshin, burgjet i pritnin për çdo ditë e leshpërzierit tirnin lesh  pele. Ky avaz vazhdoi që nga ajo kohë dhe në vazhdimësi po vazhdon edhe sot e kësaj dite. Edhe sot e kësaj dite po trumbetojnë disa politikbërës shqiptarë duke i premtuar popullit se i ka ardhur fundi leshit për të ia gjetur fijen njëherë e përgjithmonë, por ama unë them se kjo nuk do të ndodhë, sepse përsëri  leshi është përzier edhe ate shumë e më shumë se më parë. Po çfarë zgjidhje po presim dhe kush do na zgjidhe çështjet tona. Me të vërtetë po e përsërisë se ne jemi duke para ëndërra  syhapur shtrirë nën trungun e një dardhe që nuk bënë kur dardha. Edhe ate nëse bënë ndonjë vit fryti i dardhava  të saj janë dardha të kalbura.StrugaLajm

     U përgjakëm shumëherë, u rrahëm tejmase, u maltretuam, u burgosëm, u vramë. Së fundi edhe në parlament na rrahën , na përgjakën, na ngritën zvarë vetëm e vetëm pse kërkuam drejtësi dhe barazi, por ama si duket edhe këtu u përzie leshi. Dikush u përgjak e dikush doli si qimja nga tlyni. Tani çfarë po ndodhë në emër të atyre që u rrahën dhe në emër të gjakut të tyre po shpallen dhe vetshpallen heronj. Po të ndalemi  vetëm pak dhe ti pyesim ata që e përjetuan këtë përgjakje në lëkurën e tyre se çfarë do thonë. Ti pyesim familjet e tyre se si e ndiejnë veten që nga ajo ditë e deri më sot. E disa leshbërës dalin e na shesin pallavra në emër të gjakut të të tjerëve për poena politike dhe për interesa individuale dhe grupore. Kjo nuk po ndodhë vetëm tani kur shumëkush në emër të gjakut të derdhur dhe jetrave të flijuara përfituan për interese të tyre, familjare, grupore duke u vetshpallur heronj para luftës dhe pas luftës së vitit 2001.StrugaLajm

       Të gjitha këto i bënë për të zënë pozicione të larta fuksionesh dhe për tu pasuruar dhe kurr asgjë nuk bërën për popull  , komb e atdhe pos që u pasuruan dhe sa mundën vodhën dhe nuk i dinë skaj pasurisë që fituan në emër të djersës dhe gjakut. Edhe tani ka filluar përsëri i njejti avaz i vjetër për të vazdhduar edhe ate për asgjë tjetër pos për interese personale karrieriste, për interesa përfitimesh individuale dhe grupore edhe ate në emër të gjakut të atyre që e derdhën më herët dhe sot. A thua do të marr fund kjo agoni e krijua sëpaku këtë herë? Unë lus që me ndihmën e Zotit që sëpaku këtë herë të marrin fund këto maltretime brutale, këto burgosje, gjakderdhje të shqiptarëve. Të kërkojmë edhe ndihmën e miqve tanë ndërkombëtarë e sidomos nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që njëherë e përgjithmonë të zgjidhet në mënyrë paqësore çështja shqiptare në Maqedoni. Mbetem me shpresë që dëshira ime dhe e mbarë popullit shqiptarë të marrë fund sëpaku në këtë kohë dhe ta ndjejmë atë barazi me të drejta të barabarta me palën tjetër, por kjo të zgjidhet në vepër e jo të mbetet si çdoherë lesh i përzier me fjalë e në letër nga ata që e përziejnë leshin dhe asnjëherë nuk e gjejnë fijen për ta zgjidhur, sepse nuk iu konvenon që ta zgjidhin.


Loading...
loading...