A gaboi Alternativa që u bë pjesë e Qeverisë?

Shkruan: Emad MEHMETI

Sigurisht se PO është përgjgia ime e prerë, duke marrë parasysh rrethanat aktuale, sepse në këndvështrimin tim me këtë i vazhdohet me infuzion jeta politike BDI-së në pushtet. Dhe në fushëveprimin afatgjatë AAA do të ketë kosto negative elektorale. Edhe pse jam i vetëdijshëm se në organizatë politike funksionohet ndryshe, ku hera – herës për t’i rehatuar aktivistët, në vend të parimeve duhet të zgjedhësh të hash “perimet” e pushtetit. Ama le ta shtrojmë analizën më tutje me gjakftohtësi e në kuadër të real-politikës.

Alternativa në udhëkryq politik?!

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2020-të u lidh koalicioni parazgjedhor mes Alternativës dhe Aleancës për Shqiptarët. Në ato zgjedhje funksiomi i këtij dyshi koalicionues ishte i suksesshëm, sepse gati e mposhti konkurentin e tyre BDI (po të mos biente sistemi i numërimit të votave).

Ndërkaq në zgjedhjet lokale duket se ky koalicion nuk funksionoi si duhet, duke pasur parasysh numrin e zvogëluar të votave për rreth 30 për qind në krahasim me zgjedhjet e vitit 2020-të. A ka pasur mosbesim, apo jokompatibiltet mes tyre, që e sollën punën në Tetovë si koalicion të dalin madje në vend të tretë, këtë më së miri duhet të rrefejnë shtabet e përgjithshme zgjedhore të AAA-ASH-së. Më e keqja për AAA është se mbeti pa asnjë komunë të fituar. ASH ka ku mbështetet në opozitë duke patur komuna të fituara, po ashtu edhe BESA.StrugaLajm

Këtu mund të përmendim një moment të ri. Duke qenë në koalicion me Alternativën dhe duke rrezikuar të humbë edhe disa komuna, Aleanca për Shqiptarët u nxitua të bëj koalicion me Lëvizjen BESA, që në njëfarë forme është sikur Alternativa të shkonte te Menduh Thaçi. Nuk e di ky kombinim a është bërë me dijen e këtyre dy subjekteve. Mirëpo e di saktësisht, se ishte deputeti i BESËS që e djallosi rrëzimin e kësaj qeverisje të BDI-së dhe LSDM-së, me çka dëshpëroi shumicën e votusve të sinqertë opozitarë. Me këtë deputeti i BESËS e hapi edhe dilemën se a ishte i arsyeshëm bashkëpunimi i shpejtë ASH-Besa, për të cilin Aleanca nuk e konsultoi shumë e shumë Alternativën edhe pse ishin formalisht dhe praktikisht në koalicion zyrtar.

Vazhdojmë tutje. Tani Altetnativa që është para vendimit të bëhet pjesë e qeverisjes duhet të perballet me një pyetje logjike: Si do bashkëpunojë me BDI-në që veç “armatën” nuk e përdori në zgjedhje për t’i shkatërruar ata? A do t’i japin “Selam” Kastriot Rexhepit që e quajtën tradhëtar? Edhe me Menduh Thaçin, që ç’farë nuk u tha, me siguri se duhet ta rregullojnë disi muhabetin.StrugaLajm

Këtu nuk ngelet pas as LSDM nëse shkojmë me logjikën politike të AAA. Është po Zoran Zaevi i cili flitet se ia dha vulat BESËS përmes ndikimit në gjykata. Është po kjo LSDM e cila e shpëtoi “hasmin” e tyre BESËN në zgjedhjet parlamentare duke e futur në listat e tyre, ku me më pak se 10 mijë vota në nivel republikan ia falën 4 deputetë.

I shteruam disa fakte. Tani me hyrjen e Alternativës në qeveri kryetari i saj Afrim Gashi ka barrën e madhe, se cilët përfaqësues të tij do t’i delegojë në institucione. Këtu e kam fjalën që ai duhet maksimalisht të kujdeset që të uriturit për “euro-dollar integrime”, ti mbaj të strukur diku, e jo ti çoj në fushë të mejdanit, ku për shkaqet e lartpërmendura, do duhet shumë punë për të dëshmuar sukses, për të arsyetuar vendimin e rëndë për tu bë pjesë e Qeverisë. Vetëm në atë rast hyrja e tyre në qeveri do pritej mirë nga publiku, si para dy viteve, kur udhëhiqnin me ministrinë e Kulturës e shqiptarët për herë të parë moren hisen e tyre prej 40 %. Duhet të tregojnë rezultate, e jo të përdorin shumë zhargonin që futjen në qeveri ta arsyetojnë deklarativisht se e kanë bërë për interesa shtetërore, euro – integrime dhe stabilitet. Në këtë pikë është Ali Ahmeti shampion i përsëritjes së këtyre fjalive.

Mish – mashi i qeverise dhe sa do të zgjasë?

Ok Alternativa ta zëmë se i gëlltiti fjalët kundër BDI-së, i mbylli sytë para “Kastros” e “Pastros”, tashmë janë pjesë e kësaj qeverie. Ama duhet ta kenë parasysh se kjo qeveri është me shumë të panjohura. Nuk është as LSDM-ja stabile sa duhet, por mirëfilli dihet se kemi një VMRO në opozitë që është shumë e fuqishme. Kështu në pikëpyetje është jetëgjatësia e qeverisë.

Sërish do vijnë zgjedhjet. Ripozicionimi i Alternativës do të jetë problem me partitë opozitare. Masa opozitare do kërkojë bashkëpunimin opozitar për ta fituar BDI-në e për ta sjell ndryshimin. Ndërkaq, veç një mrekulli mund t’i bashkojë partitë politke. Alternativa nuk e di a i ka menduar mirë alternativat e saj nëse ndodh kjo gjë. Por, nëse BESA prej pozite doli menjëherë në opozitë duke e parë se u forcua VMRO-DPMNE, për çfarë parime po flasim në partitë tona politike! Për fat të keq derisa sa ka “perime” pushteti, duhet shumë kohë të presim për parime në politikbërjen e këtushme.

In : Aktuale

Loading...
loading...