A ka mbetur ndonjë mjek që nuk I është futur politikës?

Interesante është fakti që mjekët me aq pasion të madh, dhe me aq dëshirë të flaktë dëshirojnë që të kyçen në jetën politike vendimarrëse dhe dëshirojnë që t’i ikin profesionit të mjekut, ose të mbajnë paralelisht të dyja funksionet, shkruan Zhurnal.

Këto apetite të tyre gjithnjë e më shumë shtohen. Çfarë e lidhë këtë profesion me politikën mbetet e habitshme. Njohuritë e tyre për shkencat shoqërore dhe për shkencat politike deri në cilin shkallë mund të jenë, por vallë a posedojnë vetëm njohuri të komponentit nacionalist, ose komponente të paraqitjes mediatike si mirë të informuar në kontekst të aspektit historik, politik e shoqëror, ndërsa ajo është vetëm një farsë dhe ju mungon largpamësia politike, vizioni politik dhe ideali politik.

Shkalla e përceptimit të fuqisë së vendimarrjes vallë a mund të jetë në nivel shumë të ulët, ose sa është vetëdija e tyre që në politikë një ikje nga realiteti, një ikje nga përgjegjësia, një ikje nga procesi i filluar dhe tërheqja në fund kushton aq shumë që pasojat janë të pa parashikuara.

S’do mend që politikëbërja në shtetet e vogla sikurse Maqedonia që bëhet politikë ”mahalle” por ky turr i palogjikshëm për t’i ikur profesionit altruist dhe për t’i hyrë politikës, realisht është kontradiktor.

Por kjo nuk nënkupton që nga ky profesion, apo nga tjetri nuk duhet inkuadruar në jetën politike aktive, por esenca është që, s’mund të krahasohen individë të kalitur në jetën shoqërore dhe individë që i kanë kushtuar shumë kohë fushës së tyre altruiste në ndihmesë të qytetarëve.StrugaLajm

Ky përkushtim në profesion shumë lehtë mund të keqpërdoret, për të përdorur për pika politike, dhe për të pasur qasjen më të lehtë tek elektorati, dhe kjo shkon edhe në dobi të partive politike.

Por realisht sa është shkalla dhe diapazoni perceptues në kontekst të politikbërjes, në krahasim me individë që merren vazhdimisht dhe rutinë e tyre është komparacaioni i politikave publike dhe fazat se deri ku shoqëria jonë mund të ketë progres.

Të paramendojmë se ku mund të jetë kontributi më i madh i një mjeku, në lëminë e tij apo në politikë.StrugaLajm

Politika meqenëse është teren i rrëshqitshëm, i pa parashikueshëm, mund që gjasat më të mëdha të jenë që edhe profesionalisht i përgatitur shumë të rrëshqasë në politikë dhe kontributi i tij do të jetë vetëm si pjesmarrës në ndonjë garë politike dhe pastaj të zbehet.

Ose aktivizimi i fuqishëm dhe i palëkundur në Sindikatat e Mjekëve e organizimive të natyrës së tillë, realisht mund të sjellin më shumë kontribut se angazhimi në politikë.

Kurse arritjet në profesionin e tij dhe praktikimi i tyre në përditshmëri në ndihmesë të qytetarëve, realisht s’do analizë të thelluar se sa mund të jetë kontribut i madh dhe altruist.

Ndërsa kur mbahen dy profesione përnjëherë, edhe ajo në mjekësi dhe ajo në politikë, këtu a janë viktimë pacientët nga egot e mjekëve.

Ose ky turr për tu futur në politikë mos është kur shohin se si disa politikanë mbrenda nate janë bërë “pasanik”, dhe me vrapë të kyçen e zhyten dhe ata në politikë?

In : Aktuale

Loading...
loading...