A mund ta përmbys opozita shqiptare BDI-në, siç bëri “Vetëvendosja” në Kosovë?(VIDEO)

Pas fitores së Lëvizjes “Vetëvendosje” në Kosovë, të shumtë janë komentuesit nëpër rrjetet sociale që kërkojnë një ndryshim i tillë të ndodhë edhe te shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, për shkak të dëshpërimit të madh që shfaqin nga BDI-ja. Megjithatë, një proces i tillë në Maqedoninë e Veriut është më i vështirë se në Kosovë. Këtë e tregojnë edhe sondazhet e fundit ku partia e Ali Ahmetit ende renditet e para, duke lënë pas partitë tjera shqiptare. Mungesa e mobilizimit të opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut i krijon komoditet të madh BDI-së, e cila i ka fituar të gjitha ciklet zgjedhore që nga themelimi i saj në vitin 2002. Për dallim nga aktivitetet e shumta opozitare të “Vetëvendosjes” në të kaluarën, në Maqedoninë e Veriut reagimet e opozitës vijnë vetëm përmes disa komunikatave, një formë e vjetëruar e reagimit. Pavarësisht, padrejtësive, diskriminimit dhe problemeve të shumta të shqiptarëve, nuk ka pothuajse asnjë formë proteste tjetër. Edhe ato protesta në rrugë që u organizuan pas publikimit të “bombave” nga “El Cheka”, nuk u mbështetën nga opozita shqiptare. Nuk janë të paktë qytetarët që e shprehin zhgënjimin e tyre nga kjo situatë. Revoltën e tij për mungesën e aktiviteteve të opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut e ka shprehur edhe një banor i moshuar nga Tetova gjatë protestave të para që u organizuan pas publikimit të “bombave” nga “El Cheka”. “Ju bëj apel partive opozitare, mos të mendojnë do ta largojmë Alinë për të hyrë ata. Nuk kanë vota ata pa e përkrahur këtë popull”, ka thënë muaj më parë tetovari i cili po intervistohej për përmbajtjen e bisedave të përgjuara mes funksionarëve të BDI-së dhe fyrjet që në ato biseda dëgjoheshin ndaj tetovarëve./LajmpressStrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...