A po bëhet Maqedonia shtet i “ huaj“ për shqiptarët?

Shkruan: Dijana Toska

Përderisa klasa politike maqedonase po lëviz drejt një përcaktimi të ri strategjik duke ndërtuar një patriotizëm nacionalist shtetëror dhe shpirtëror ashtu siq edhe paralajmëruan gjatë fushatës zgjedhore, “ Do ta kthejmë Maqedoninë“ me automatizëm ky vend po tentohet të bëhet atdhe i “huaj“për shqiptarët.
A kemi ndërtu për këto 30 vjet ndonjë strategji kombëtare se kush jemi dhe çka përfaqësojmë ne si komb në këtë shtet, po natyrisht se JO, sepse qiragjiu nuk mund ti vendos vija të kuqe pronarit.
Prandaj, sot jemi ku jemi, para një akti të kryer për të hypur në ekspres vozin e Mickovskit, Orbanit, Vuçkos e Putinit e drejt e në rrot të samës nga Kina, si populli i 20 përqindshit të partive politike shqiptare nga Maqedonia e Veriut.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...