A u bë dikush për Spital pasi ia teproi me bakllavë dhe ëmbëlsira?

Dje shumëkush mund t’ia ketë tepruar me bakllava dhe ëmbëlsira.

Por, dikush edhe ia pa sherrin ngrënies së këtyre ushqimeve që janë tradicionale për festën e Bajramit e gati nuk mungojnë në asnjë shtëpi.Reklame

Nw Kosovw pati të tillë që u bënë edhe për Klinikën Emergjente në QKUK.

Mjekja kujdestare në këtë klinikë, Vjollca Haklaj, tha së gjatë ditës sw djeshme kishte qytetarë që kërkuan ndihmë shëndetësore duke shtuar se konsumimi i ëmbëlsirave ka ndikuar sidomos te pacientët me diabet e hipertension.

“Kjo ka ndikuar më shumë te pjesa internistike ku vijnë më tepër pacientët me hipertension, diabet, sëmundje të zemrës, apo probleme me lukth”.StrugaLajm

Megjithatë, numri më i madh i atyre që shkuan në Emergjencë ishte si pasojë e ak sidenteve të shumta që kanë ndodhur në ditën e Fitër Bajramit.

“Si çdo ditë feste edhe sot numri i pacientëve ka qenë dukshëm më i madh në orët e pasdites, derisa në orët e paradites ka qenë fluks më i vogël i pacientëve. Fluksi ka filluar në orën 12:30, derisa vazhdon edhe tani pasi e kemi të mbushur me pacientë pjesën e Reanimacionit dhe atë Internistike”.

“Pacientët që kërkojnë më tepër ndihmë, si në çdo ditë feste edhe sot, janë nga ak sidentet që janë në numër të shumtë duke përfshirë të gjitha rajonet, por sot me numër më të madh të ak sidenteve kanë qenë Prishtina, Podujeva, Fushë Kosova dhe komunat e tjera”.

Haklaj, në Edicionin Special në Klan Kosova, deklaroi se personat që kanë kërkuar ndihmë në Klinikën Emergjente të QKUK-së kanë qenë me lëndime të lehta, të mesme dhe ato më të rënda, por fatmirësisht nuk është shënuar asnjë vd ekje.

In : Aktuale

Loading...
loading...