Kur njeriu sundon me veten e tij,sundon edhe me botën e tij.Kur bota e tij do te jetë në duart e tij , atëherë e ka pushtetin mbi veten e tij.Sot përplasen dy botëra: bota e kërkesave të mëdha për prosperitet më të mirë dhe bota e mundësive të vogla ekonomike.
Varfëria qëndron si një “çekiç” i madh mbi kokën e qytetarëve. Mundohemi të jetojmë si perëndimorët, duke pranuar gjëra nga jeta dhe kultura evropiane. Për ta fituar ndjenën se kemi hyrë në Evropë hartën gjeografike e këthejmë në anën kundërt, dhe ashtu virtualisht jemi në Evropë. Leksionet që i mësojmë çdo ditë nga libri i hapur i jetës janë pasqyra më aparente për situatën sociale të qytetarëve.Emigrimi i pafrenueshëm u bë “sindrom i këmbëve jo të qeta”, gati ne çdo familje. Emigrohet sepse jeta nuk funksionon si duhet, sepse nuk ekziston planifikim racional për zhvillim ekonomik,sepse shoqëria nuk mund të organizohet sipas parimit të sukseshmërisë dhe solidarietit.Evropa bëhet magnet për të rinjtë dhe për të tjerët. Zhduket “bota shpirtërore” e gjeneratave të reja, çdo ditë ndihen të lodhur nga papunësia, nga varshmëria partiake,nga ruinimi i vlerave morale.Duhet të ndryshohen vizionet, që të ndryshojë edhe jeta.Ideali i çdo qytetari është që të ndërtojmë një shtet demokratik ku të gjithë do të trajtohen si qytetar dhe jo si vegla “votimi”,që ligjet mos zbatohen vetëm ke të varfërit por edhe te bartësit e funksioneve.Një popull i lumtur nuk flet për politik, por flet për vlerat. Politikanët janë “neve” dhe “neve” jemi politikanë, ne ato i krijuam që ato ta sigurojnë ardhmërinë tonë. Duhet ti vlersojmë veprat e mira të atyre që na përfaqsojnë dhe jo fjalët e mira. Kur do të bëhemi të lumtur?Do të bëhemi kur botës do tia tregojmë fytyrën tonë të buzëqeshur!