Abdulla Sejdini nga opozita shqiptare bartës liste për Këshillin Komunal të Kërçovës

Aleanca për Shqiptarët dega Kërçovë ka dorëzuar ne Komisionin komunal zgjedhorë listën e kandidatëve për këshilltarë në Kërçovë, përcjell in7

Kandidat i koalicionit Aleanca për Shqiptaret – Alternativa për bartës liste është propozuar kryetari i degës së Aleancës për Shqiptarët Dega -Kërçovë, Abdulla Sejdini.

Ndryshe Abdulla Sejdini është futbollist dhe kapiten i Kf Vllazërimit, një nga themeluesit e Aleancës për Shqiptarët në Kërçovë, ka qenë student i dalluar, dhe asistent punëtor në fakultetin juridik të Universitetit të Tetovës dega e disperzuar Kërçovë.

Sejdini më herët ka qenë dhe sekretar i deges së ASH-së në Kërçovë , shef shtabi në tre cikle zgjedhore, ndërsa aktualisht vazdhon të drejtor degën e ASH-së në Kërçovë si kryetar dege.StrugaLajm

Ndryshe, ditë më parë opozita shqiptare ASH-AAA tërhoqën nga gara kandidatin e tyre nga diaspora Mazllam Osmanin për kryetar të komunës së Kërçovës me qëllim të mospërçarjes së votës shqiptare duke marrë vendim të mbështete kandidati i pavarur Fatmir Limani ë zgjedhjet lokale që do mbahen me 17 tetor.

In : Aktuale

Loading...
loading...