Abduramani:Kur drejtshkrimi zbulon ndikimin e politikës në shkolla!

Riat Abduramani

Me vëmendje lexova reagimet e shkollave, të cilat me ose pa dashje treguan se me të vërtetë ato janë nën ndikim politikë. Janë dy gjimnaze dhe një shkollë fillore, që nxjerrin në pah faktin se aty preken individë të caktuar, për të mos thënë se lëkunden pozitat e tyre, prandaj edhe iu detyrohen shefave të tyre. Prandaj, deri diku, edhe mund të arsyetohen, por gabimet gjuhësore dhe drejtshkrimore janë të patolerueshme, edhe atë, vetëm për shkak të interesave politike.

Mjafton ta lexosh reagimin e SHMK “Niko Nestor” dhe të kuptosh injorancën që përshkon gjuhën e të shkruarit pa lidhje dhe rregulla gjuhësore. Dhe, që të jetë absurdi edhe më i madh, ky letërshkrues mund të jetë profesor i Gjuhës shqipe, që nuk di drejtshkrim dhe mundohet të mbrojë haptas, të servilizohet për të ruajtur pozitën e vet në Gjimnazin “Ibrahim Temo” dhe tjetri në Shkollën Fillore “Vëllezërit Milladinovci”. Thurrin vargje dhe lavde për njeriun që i ‘uli’ në kolltukë. Kësaj i thonë ‘kthema borxhin’! Si s’kanë fije turpi. Margjinalizojnë gjuhën për një kockë pushtet…StrugaLajm

Ju lutem, opinioni le të gjykojë se kush ka të drejtë?

In : Aktuale

Loading...
loading...