Ademi takon fituesin e Mbrëmjeve Strugane poetin Zagajevski

Ministri Asaf Ademi u takua me fituesin e Çmimit të lartë “Kurora e Artë” për vitin 2018, poetin polak, Adam Zagajevski

Sot ministri i Kultures se Republikes se Maqedonise, Asaf Ademi priti në takim fituesin e çmimit të “Mbrëmjet Poetike të Strugës”, “Kurora e Artë” për vitin 2018, z. Adam Zagajevskin.StrugaLajm

Gjatë takimit ministri Asaf Ademi e përgëzoi z. Zagajevski për kontributin e dhënë në sferën e poezisë ku këtë vit ja shtoi vlerën edhe më shumë festivalit “Mbrëmjet Poetike të Strugës”. Asaf Ademi tha se të gjithë duhet të angazhohemi qe bashkërisht ta ruajmë dhe mbrojmë rëndësinë dhe vlerën e këtij festivali. Ndër të tjerat, ministri Asaf Ademi dhe fituesi i Çmimit të lartë “Kurora e Artë” z. Adam Zagajevski shkëmbyen dhurata.StrugaLajm


Loading...
loading...