Adnan Azizi: Humbja e BDI-së është fitore për shqiptarët

“Nuk më pëlqen euforia. Po, më pëlqen rënia e BDI-së, që do të thotë ngritje e shqiptarëve. Lëvizja BESA është e përkushtuar që ta rrëzojë të parën dhe për ta ngritur të dytën. Tashmë, askush nuk ka dyshim, se humbja e BDI-së është fitore për shqiptarët”, – shkruan Adnan Azizi anëtar i Krysisë së Lëvizjes BESA, lidhur me anketën e publikuar dje nga “IRI”. Ndryshe, nëse nesër do të mbaheshin zgjedhjet parlamentare për Lëvizjes BESA do të kishin votuar 7 për qind e qytetarëve, ndërsa po aq edhe për BDI-në. “Aleanca për shqiptarët” dhe PDSH kanë mbështetje vetëm nga dy për qind. Kështu tregon anketa më e re e Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI), e realizuar në periudhën prej 4 deri 12 mars të këtij viti. Në anketën kanë marrë pjesë 1.108 qytetarë. Ndërsa, Bilall Kasami ka rejting prej 5.2 % te shqiptarët e Maqedonisë, kurse 4.8 % është Ali Ahmeti, por IRI e ka rrumbullakësuar këtë rezultat në 5 % mes dy liderëve të BESËS dhe BDI-së.StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...