Aeroporti i Ohrit do bllokohet pas 48 orësh

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe njoftoi se do të mbyllen të gjithë kufijtë tokësor të vendit përveç vendkalimeve Tabanoc, Qafë Thanë, Deve Bair, Bogorodicë dhe Ballcë. Një nga masat e reja të Qeverisë në luftën kundër koronavirusit është edhe ndalimi i punës së Aeroportit “Shën Apostol Pavle” në Ohër, pas 48 orëve nga sjellja e vendimit.

Filipçe gjithashtu njoftoi se me vendim të ri të Qeverië ndalohet hyrja edhe për qytetarët që vijnë nga vendet me rrezik. StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...