Afati për subvencione për qumësht dhe pula skadon më 16 maj

Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural (AMFBZHR) i njofton prodhuesit e qumështit se afati për parashtrimin e kërkesave për pagesë direkte për qumështin e prodhuar dhe të shitur të dhenve, dhive dhe lopës në periudhën nga tetori deri në dhjetor të vitit 2016 përfundon më 16 maj të vitit 2017.

Vlera e mbështetjes arrin 3,5 denarë për litër. Kërkesat parashtrohen përmes rrugës elektronike në zyrat rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave ku është regjistruar ekonomia bujqësore, kumtoi AMFBZHR.

 StrugaLajm

Më 16 maj të vitit 2017 përfundon edhe afati për parashtrimin e kërkesave për pagesa direkte për pula të vendosura në kapacitet për prodhimin e vezëve në periudhën nga tetori deri në dhjetor të vitit 2017. Vlera e mbështetjes arrin 100 denarë për një pulë të blerë dhe të vendosur në fermën e pulave për prodhimin e vezëve.StrugaLajm

Kërkesat parashtrohen në administratën e Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, personalisht ose përmes postës. Formulari për parashtrimin e kërkesave si dhe dokumentacioni i nevojshëm mund të merret në Agjenci ose të merret nga ueb faqja www.ipardpa.gov.mk, në fushën “Pagesa direkte 2017” dhe “Formular”.

In : Aktuale

Loading...
loading...