Afrim Gashi: BDI-në e shoh se do të jetë opozitë e mirë dhe e qetë

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi në emisionin “Samo Vistina” në Kanal5 ka thënë se pret që kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, do e marë mandatin për kryeministër.

Gashi ka theksuar se koalicioni ASH-AAA do ta përkrahë BDI-në nëse mer mandat për Naser Zyberin kryeministër, por nëse jo, duhet të shkojnë në opozitë, sepse do të rezulton që kanë gënjyer votuesit shqiptarë.

Në të kundërtën Gashi vlerëson se do të shtrembërohej vullneti i shqiptarëve si në vitin 2006, diçka që vetë BDI e kundërshtonte kur VMRO-DPMNE bëri koalicion me PDSH-në.

“Po e shoh BDI-në në opozitë, mendoj se do të jenë të qetë dhe të heshtur, ne do t”i degjojmë kritikat e tyre”, theksoi Gashi.

Loading...
loading...











Loading…


loading…