Afrim Gashi: Do ta prodhojmë formulën që e dërgon në opozitë BDI-në

“Ne ulemi për negociata për bashkëpunim me parti që mendojmë se kemi diçka të përafërt dhe nuk ulemi me dikë, me të cilin nuk na bashkon asgjë ose që na ndan shumëçka.

Deri te ne nuk ka pasur asnjë iniciativë dhe nuk shohim ndonjë arsye të veçantë për ndonjë takim të tillë. Ndonëse ne as nuk përjashtojmë as nuk përfshijmë dikë nëpër koalicione, synimi ynë që është që të prodhojmë një koalicion që do të jetë formula më e saktë që ta shpijë në opozitë BDI-në”, ka thënë kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi.StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...