Drejtori i ri i Inspektoratit Shtetëror Devizor nga radhët e VLEN-it, z. Afrim Qoku, është përballur me një sërë sfidash të trashëguara në këtë institucion, të cilat kanë penguar funksionimin e tij për vite me radhë. Problemet përfshijnë si proceset e brendshme të punës, ashtu edhe procedurat e rëndësishme që lidhen me efikasitetin dhe transparencën e veprimtarive institucionale.
Një nga parregullsitë kryesore ishte praktika e vulosjes së dokumenteve vetëm në gjuhën maqedonase, me një vulë që mbante ende emrin e vjetër të shtetit, duke injoruar emrin e ri kushtetues. Kjo ishte një shkelje e standardeve ligjore dhe një tregues i mosrespektimit të dygjuhësisë zyrtare.
Një nga hapat e parë të z. Qoku në drejtim të përmirësimit të situatës ka qenë zbatimi i vulës me dygjuhësi dhe përdorimi i emrit të ri kushtetues, Republika e Maqedonisë së Veriut, pavarësisht gatishmërisë së kufizuar nga Ministria e Financave.
Z. Qoku është i përkushtuar që të japë maksimumin për të rivendosur standardet dhe për të përmirësuar efikasitetin e institucionit.