Agim Beqiroski:Besa e Llabunishtit pro shkarkimit të Bilall Kasamit

Përplasjet në Lëvizjen Besa janë reflektuar edhe në strukturën e saj në Strugë.Strugalajm.com kontaktoi me krytarin e Besës në Llabunishtë Agim Beqiroski i cili potencoi se dega e Besës në Llabunishtë është përfaqësuar në Kuvendin e Shkupit ku është marr vendimi për të shkarkuar Bilall KASAMIN dhe zgjedhur Nexhbedin Karamanin.Beqiroski potencoi se ky vendim ka mbështetjen e degës së Llabunishtit .Ndërkohë tentuam të kontaktojmë edhe me degën e Strugës por pa sukses por jozyrtarisht mësuam se kryetari i degës Riat Abduramani dhe një pjesë e strukturës është pozicionuar pro Bilall Kasamit ndërsa nënkryetari i Besës që vjen nga Struga ishte pjesë e Kuvendit të Shkupit që shkarkoi Kasamin.Besa në Strugë operoi me dy degë një në Llabunishtë dhe një për Strugë.(Strugalajm.com)StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...