Agim Nuhiu i ç’mend nacionalistët maqedonas

Faqja zyrtare e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë tani disa muaj funksionon në gjuhën shqipe.

Mirëpo së fundmi në këtë ueb faqe ka filluar të “valojë” edhe flamuri shqiptar. Nacionalistët maqedonas e kanë marrë si provokim vendosjen e flamurit shqiptar dhe janë paraqitur me reagime të ashpra në rrjetet sociale, shkruan shtegu.com.

“Kjo është në kundërshtim me ligjin”, kanë reaguar disa prej tyre në rrjetet sociale. “Këtu nuk është Shqipëri, këtu është Maqedoni”, shkruajnë mes tjerash ata. (INA)StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...