Agjensionit që do t’i kryej përgjimet në Maqedoni, nuk do të ketë zv.drejtor shqiptar
Komisioni për mbrojtje dhe siguri në Kuvend pranoi amendamentet e propozuara nga deputët e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së për shfuqizimin e nenit në ligjin për Agjencinë Teknike Operative që parashikonte edhe postin e zv.drejtorit.
Kjo nënkupton se Agjencia që pritet të formohet dhe qe do të jetë kompetente për ndjekjen e telekomunikimeve, do të udhëhiqet vetëm nga drejtori i cili parashihet të zgjidhet me 2/3 e votave ne Kuvend dhe me Badenter, përcjell Alsat M.
Deputetët shqiptarë në komision shprehën pakënaqësinë e tyre për mos-përfshirjen në konsultime për ndryshimet në propozim ligjin për ndjekjen e komunikimeve dhe formimit të ATO-së. Posti i zv.drejtorit për këtë organ kohë më parë në Qeveri u propozua nga BDI-ja me qëllim të përfaqësimit të drejtë të shqiptarëve në këtë institucion