Ajdini: Deputeti i BDl përfituesi më i madh në tenderë

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë akuzuar Qeverinë BDI-LSDM për korrupsion.
Nga ky koalicion kërkojnë sqarime për lidhjet mes kompanisë “Pucko Petrol” dhe furnizimit të institucioneve shtetërore me lëndë djegëse.

“Lidhja e politikës me oligarkët duket të jete shumë e qartë, deputeti i BDl-së Ismail Jahoski djali i të cilit ka kompaninë Pucko Petrol nga janari i vitit 2020 me tenderë për furnizime me naftë dhe lëndë djegëse ka përfituar mbi 31 milion euro,

nga institucione të ndryshme qendrore dhe lokale, ndër ta mbi 2 milion euro vetëm nga komunat që qeverisen nga Bashkimi Demokratik për Integrim”.StrugaLajm

P.sh. vetëm në komunën e Tetovës Pucko Petrol ka marrë mbi 22 milion denarë, kurse në komunën e Çairit mbi 15 milion denarë”, tha Omer Ajdini nga Aleanca për Shqiptarët. Deklaratën e tij të plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...