AKADEMIKËT SHQIPTARË NË MAQEDONINË E VERIUT NUK MUND TË RRINË MË NË MARGINA?!

Themelimi Akademisë Shqiptare për Shkencë dhe Art në Maqedoninë e Veriut është çështje imediate.
Këtë nisjativë nga partitë shqiptare në pushtet “Vlen” askush nuk mund ta ndalojë.
Ne intelektualët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut kemi qenë dhe jemi të injoruar nga Akademia Maqedonase e Shkencës. Ata kanë pranuar një Akademik shqiptar, në 20 vjet dhe këtë e kanë bërë sa për të na hedhur hi syve: se ja ne kemi edhe Akademikë shqiptarë?!
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, sot duhet të jenë të njëzëshëm!
Partitë shqiptare në pushtet dhe intelektualët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut duhet të jenë të kujdesshëm me zgjedhjen e Akademikëve, mos ndodh si me Universitetin e Tetovës që mblodhën mësimdhënësit nga Shkollat tetëvjeçare dhe Shkollat e mesme dhe i futën në Universitet dhe ata brenda natës u gdhinë Magjistra e Doktorë të Shkencave?!
Na priftë e mbara i nderuar koleg Zeqir Kadriu deri në themelimin e Akadamisë Shqiptare për Shkencë dhe Art në Repubikën e Maqedonisë!

Me nderime
Dr. Bexhet Asani
StrugëStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...