Aksident i rëndë mes dy veturave në Kroaci, tre të vdekur dhe dy të lënduar

Mbrëmë rreth orës 22:45 ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku mes dy veturave në Kroaci.

Sipas njoftimit të policisë kroate, tre persona kanë mbetur të vdekur, teksa dy të tjerë janë dërguar në spital për tretman mjekësor.StrugaLajm

Rasti sipas mediave kroate ka ndodhur në autostradën A1 në afërsi të daljes së Ravçës në drejtim të Dubrovnikut, transmeton Klankosova.tv.StrugaLajm

Siç mësohet jozyrtarisht, njëra veturë ishte me targa të huaja, ndërsa tjetra kroate. Dy të huaj dhe një shtetas kroat janë në mesin e të vdekurve.

Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe disa ambulanca.

In : Aktuale

Loading...
loading...