Aksident i rëndë në Maqedoni,vdesin tre persona nga përplasja

Tre persona nga Prilepi kanë humbur jetën dhe një është plagosur në aksidentin e rëndë të trafikut që ka ndodhur këtë mëngjes para orës 8 në rrugën Prilep – Manastir, në dalje të qytetit, afër fshatit Lagovo.


Aksidenti kishte ndodhur në një përplasje të drejtpërdrejtë midis një veture “Toyota” me targa të Prilepit që po lëvizte drejt Manastirit dhe një kamioni që po lëvizte në drejtim të kundërt, drejt Prilepit.

Ekipet e Njësisë së Zjarrfikësve ende po përpiqen të shuajnë zjarrin pasi përplasja e drejtpërdrejtë shkaktoi ndezjen e automjeteve.

Sipas informacioneve të para nga shefi i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore të Prilepit, Boshe Milosheski, ekipi mori thirrjen rreth orës 7:45 dhe në vendngjarje u konstatua vdekja e tre personave nga Prilepi, ndërsa shoferi i kamionit ka pësuar lëndime.StrugaLajm

Ekipet e policisë dhe prokurorisë publike janë ende duke kryer hetimet në vendngjarje, ndërsa rruga kryesore Prilep – Bitola është plotësisht e bllokuar.

In : Aktuale

Loading...
loading...