Aksident i rëndë në një fshat të Strugës -lëndohet një fëmijë

Më 11 qershor 2024, në orën 18:30, në Stacionin Policor të Strugës është raportuar se në rrugën lokale në fshatin Oktisi të Strugës, ka ndodhur një aksident trafiku ku është lënduar një person. Aksidenti ka ndodhur midis një motori me targa të Strugës, të drejtuar nga një person 20-vjeçar nga fshati Oktisi dhe një të miture nga i njëjti fshat, pas çka motoristi ka braktisur vendin e ngjarjes. Në aksident, e mitura ka marrë lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Qendrën Mjekësore në Ohër. Me autorizim të prokurorit publik, është kryer inspektimi nga një ekip inspektimi i NJPB-Strugë, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...