Aksident i rëndë në rrethinat e Strugës

Më 28.08.2024, rreth orës 17:15, në Stacionin Policor të Strugës është raportuar për një aksident trafiku në rrugën lokale që lidh fshatin Morovishtë të Strugës me fshatin Volinë. Në këtë aksident janë lënduar tre persona.

Aksidenti ka ndodhur midis një automjeti tip “Peugeot” me targa të Ohrit, i drejtuar nga një 69-vjeçar nga fshati Trebenishtë i Ohrit, dhe një automjeti “Volkswagen Transporter” me targa të Serbisë, i drejtuar nga një 37-vjeçar nga fshati Mogorcë i Dibrës. Si pasojë e aksidentit, dy drejtuesit e mjeteve kanë mbetur të lënduar rëndë, ndërsa një 50-vjeçar nga fshati Trebenishtë është gjithashtu i lënduar. Ata janë dërguar për trajtim në Qendrën Mjekësore të Strugës dhe në Spitalin e Specializuar për Ortopedi dhe Traumatologji “Shën Erazmo” në Ohër. Ekipi inspektues i MPB-së së Strugës ka kryer inspektimin në vendngjarje, njofton MPB.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...